Për të shtatin vit radhazi, komuniteti LGBT ka pedaluar në Tiranë. Në mbështetje të tyre kishte dalë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu. As këtë vit nuk munguan sytë kureshtarë dhe policia që i mbikqyrte.
“Krenar me qenë vetja” thonë pjestarët e komunitetit LGBT.
Me këtë moto dhe “kurajo me dashuru” bashkë me aktivistë që mbrojnë të drejtat e tyre kanë pedaluar kundër homofobisë dhe transfobisë nga Pallati i Kongreseve, drejt sheshit “Skënderbej” dhe bulevardit “Zogu I”.
Në mbështetje të tyre kishin dalë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manstirliu dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Mesazhet e këtij viti shprehën organizatoret e aktivitetit, aleanca LGBT dhe Pro LGBT vijnë për të inkuarjuar personat që ndihen të stigmatizuar për të jetuar të lirë.
Ky është viti i shtatë që pedalimi kundër homofobisë organizohet edhe në Tiranë.
As këtë here nuk munguan sytë kureshtare e as policia që i mbikqyrte.
Pas pedalimit me biçikleta pjestarë të komunitetit LGBT e përfaqësues të shoqërisë civile u ndalën në sheshin “Skënderbej”, ku u zhvillua një koncert./abcnews.al