Kompozitori Bisha flet për kompromiset: Muzika te filmi dokumentar “Anija” është prerë aty ku nuk duhet

schedule11:25 - 22 Shtator, 2023

schedule 11:25 - 22 Shtator, 2023

Pianisti antikonformist, Robert Bisha u shpreh gjatë intervistës në “Pas Mesnate” në ABC News, se nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëemendjes.

Dy raste kërkoj të jem në qendër vonë, kur jam duke i rënë pianos dhe duke organizuar festivalin. Edhe kur është me vëzhgu bashkë në disa elemente, disa ide, siç është rasti intervistës”, tha ai.

Më tej, Bisha u ndal dhe te muzika, ku e ka të vështirë të bëjë kompromise, mirëpo në raste të veçanta është i detyruar. Ai mori shembullin e muzikës të filmit dokumentar “Anija”, e cila sipas tij, është prerë ku nuk duhet.

Me muzikën e filmit ke për të bërë gjithmonë kompromise. Një në radhë të parë, sepse kemi rënë në ato klishet e muzikës së filmit sepse duhet me se s’bën të jetë një efekt për diçka. Edhe dy, sepse shpeshherë gjen regjisorë që injorojnë totalisht muzikën, injorojnë mekanizmat e muzikës dhe për shumë arsye të tjera gjen dhe teknik, i cili thotë do e pres nga këtu-këtu. Edhe unë ngelem për jë minutë. Muzika e dokumentarit “Anija” nuk është e prerë aty ku duhet.

Muzika e dokumentarit më ka lënë një shije të mirë përsa i përket disa fotografive të përzgjedhura, përsa i përket faktit që unë kam mundur të shohë disa skena që nuk janë vendosur në film, me vëzhgu atë periudhën tonë të emigrimit, fakti që kam mundur të vëzhgojë edhe lëvizjet politike të asaj kohe, si nga ana shqiptare dhe pala tjetër, që të dy kanë ndikuar jashtëzakonisht duke përdorur një popull në mënyrë makabre, por në aspektin teknik nuk jam pasuruar”, u shpreh Bisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!