Kompleksi u shemb nga tërmeti, arrestohet ndërtuesi turk, tentoi të arratisej në Mal të Zi

schedule13:02 - 11 Shkurt, 2023

schedule 13:02 - 11 Shkurt, 2023

Mehmet Yasar Coskun, pronari i një kompleksi banimi të shkatërruar nga tërmeti, u ndalua në aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit teksa po përpiqej të largohej nga Turqia.

Kompleksi “Renaissance Residence” ndodhej në provincën e Hatay në juglindje të Turqisë ndërsa u shkatërruar tërësisht pas dy tërmeteve të fuqishme. Ai po përpiqej të udhëtonte drejt Malit të Zi.

Arrestimi u bë me urdhër të Zyrës së Kryeprokurorit Publik në lagjen Gaziosmanpaşa të Stambollit. Sipas raportit, ai kishte me vete një shumë të parave, të cilat u konfiskuan nga policia. Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht arsyeja e arrestimit të tij.

Kompleksi i apartamenteve 12-katësh kishte gjithsej 250 apartamente dhe ndodhej në lagjen Antakya të Hatayt. Kompleksi është cilësuar si një rezidence luksoze që kishte ‘kaluar’ të gjitha testet e ndërtimit.

Megjithatë, u shkatërrua plotësisht nga një tërmet me magnitudë 7.8 që goditi qytetin e Gaziantepit të hënën në mëngjes, pasuar menjëherë nga një tërmet me magnitudë 7.5 në provincën Kahramanmaras.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!