Pas konsultimeve me 55 federatat anëtare të UEFA-s, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori disa vendime në lidhje me kompeticionet e ekipeve kombëtare të moshave, duke marrë parasysh situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19 në të gjithë Evropën.
Për të lehtësuar barrën shtesë operacionale dhe financiare për federatat – shkaktuar nga kushte higjienike që ndikojnë në udhëtim dhe akomodim, si dhe testimet për të mbrojtur shëndetin e futbollistëve të rinj dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm të përhapjes së infeksionit – u morën vendimet e mëposhtme në lidhje me kompeticionet e UEFA-s për ekipet kombëtare të moshave:
KOMPETICIONET 2019/20
Kampionati i femrave U-17
• Anulimi i raundit “Elite” dhe fazës finale të turneut.
• Tre ekipet europiane me koeficientët më të lartë në renditje janë kualifikuar në Kupën e Botës U-17 për femra që luhet në Indi (Angli, Gjermani dhe Spanjë, sipas rendit alfabetik).
Kampionati U-19
• Raundi “Elite” do të luhet në tetor 2020.
• Faza finale e kompeticionit në Irlandën e Veriut (datat e sakta për t’u komunikuar në kohën e duhur).
• Faza e grupeve në nëntor 2020.
• Faza me eliminim direkt në mars 2021.
KOMPETICIONET 2020/21
Kampionati i femrave U-17
• Raundi kualifikues do të luhet në fund të shkurtit 2021 (12 mini-turne)
• Raundi “Elite” u shfuqizua dhe u zëvendësua nga play-off.
• Ndeshjet play-off (14 ekipe) do të luhen në fund të marsit 2021.
• Faza finale e turneut siç është programuar (Ishujt Faroe, maj 2021).
Kampionati U-17 vjeç për meshkuj
• Raundi kualifikues do të luhet deri në fund të marsit 2021 (13 mini-turne).
• Raundi “Elite” është shfuqizuar.
• 13 fituesit e grupeve dhe 2 ekipe të përzgjedhura me short kualifikohen në turneun final që do të luhet ashtu siç ishte programuar (Qipro, maj 2021).
Kampionati i femrave U-19
• Raundi kualifikues do të luhet në shkurt 2021 (12 mini-turne)
• Raundi “Elite” u shfuqizua dhe u zëvendësua nga play-off.
• Ndeshjet play-off (14 ekipe) do të luhen në prill 2021.
• Faza finale e turneut siç ishte programuar (Bjellorusi, korrik 2021).
Kampionati U-19 për meshkuj
• Raundi kualifikues do të luhet në fund të marsit 2021 (13 mini-turne).
• Raundi “Elite”u shfuqizua dhe u zëvendësua nga play-off.
• Ndeshjet play-off (14 ekipe) do të luhen në fund të majit 2021.
• Faza finale e turneut ashtu siç ishte programuar (Rumani, korrik 2021). /fshf.org