Kompany beson ende te Hazard: Ka ende “magji” brenda tij, shpresoj të përfundojë karrierën siç e meriton

schedule18:32 - 18 Prill, 2023

schedule 18:32 - 18 Prill, 2023

Vetëm pak vite më parë Eden Hazard konsiderohej si një ndër lojtarët më të mirë në planet teksa me performancat e tij te Chelsea arriti te fitonte titullin e Premier League, Kupat e Anglisë, si dhe trofeun e Europa League në vitin 2019. Mirëpo, transferimi i tij te “galaktikët” e Real Madrid” nuk shkoi siç duhej, me dëmtimët që nuk e lanë “të qetë” karrierën e belgut.

Për karrierën e tij në një intervistë për mediat belge ka folur dhe tekniku i Burnley, Vincent Kompany, me ish-mbrojtësin e Manchester City që ka luajtur me Hazard në Kombëtaren e “djajve”. Kompany theksoi se fundi i karrierës së tij është larg, teksa shpreson se Hazard mund të shënojë në finalen e Champions League, nëse “galaktikët” arrijnë deri në atë fazë.

“Është herët për të folur për fundin e karrierës së tij. Gjëja më e rëndësishme është ajo që ndodhi. Më negativ është fakti se ai u lëndua dhe kjo ndryshoi gjithçka. Duke pasur lëndime, duhet gjithashtu të respektosh që nuk i kontrollon ato. Ai është përballur me lëndimet dhe pasojat. Dhe është gjithmonë e vështirë të kthehesh, por gjithashtu ka gjithmonë.

Ai mund të shënojë në finalen e Ligës së Kampionëve, ai mund të fitojë një titull. Ka ende magji në këtë lojtar, në personin e tij. Dhe ne duhet të shpresojmë për më të mirën për të, në mënyrë që ai të përfundojë ashtu siç e meriton”,- është shprehur Kompany për “fantazistin” belg. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!