Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas kërkoi nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës që të marrin në konsideratë heqjen e disa taksave nga karburantet e përdorura prej autobusëve urbanë si edhe subvencionimin e tarifës për kategoritë e personave që udhëtojnë pa pagesë.
Nëse nuk plotësohen kërkesat në fjalë sipas shoqatës, nga 1 marsi ata do të ndërpresin shërbimin e transportit urban për qytetarët.
Një vendim i tillë do të përkthehej në lënie në këmbë të mijëra qytetarëve që lëvizin gjatë ditës me autobusë urbanë.
Një gjë të ngjashme, duke hequr nga qarkullimi gjysmën e autobusëve, pronarët e urbanëve e bën edhe vitin e shkuar, me argumentin se u kishte rënë xhiroja.
Udhëtarët kërcënohen se do të lihen në këmbë nga 1 marsi: Plotësoni kërkesat ose “kyçim” autobusët
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë kërkesë duke thënë se do të ulen dhe të flasin me pronarët e urbanëve për të gjetur një zgjidhje.
“Ne do i marrim në konsideratë kërkesat e shoqatës . Ministria që prej vitit të kaluar kemi filluar një proces të brenshëm, për politikat që mund të ndërmerren për sa i përket rritjes së çmimeve. Mendojmë se rritja e çmimeve të karburanteve do jetë tranzitore dhe jo e qëndrueshme.
Ne nuk ndërhyjmë me nisma fiskale për luhatje të çmimittë karburantëve. Për sektorë të vecantë mund të diskutojmë mbi efektet nga rritje të çmimeve.
Dhe do kemi tryeza konsultative me sektorin. Për të dëgjuar kërkesat dhe për të diskutuar dhe mbase edhe për një vendimmarrje.
Transporti është goditur fort nga pandemia. Çmimet e transportit kanë reflektuar goditje që sektori ka pasur.
Kemi mbajtur qëndrim mbështetës gjatë pandemisë dhe në fund të vitit të kaluar. Është për tu vlerësuar dhe presim që çmimet të jenë kalimtare dhe jo të qëndrueshme”, tha ministrja.
/abcnews.al