Kompanitë e teknologjisë kanë shkurtuar 34,000 vende pune që nga fillimi i vitit

schedule12:17 - 12 Shkurt, 2024

schedule 12:17 - 12 Shkurt, 2024

Kompanitë e teknologjisë shkurtuan 34,000 vende pune këtë vit pasi riorganizojnë fuqinë e tyre punëtore për të investuar në fusha të reja si inteligjenca artificiale gjeneruese.

Microsoft, Snap, Ebay, Paypal kanë eliminuar qindra apo edhe mijëra pozicione që nga fillimi i janarit.

138 kompani teknologjike iu bashkuan trendit të pushimit nga puna këtë vit.

Megjithatë, humbjet janë më të vogla se në fillim të vitit 2023, kur grupet kryesore të teknologjisë duke përfshirë Meta, Amazon dhe Microsoft shkurtuan një numër pozicionesh pas punësimeve të tepërta gjatë pandemisë.

Vitin e kaluar janë shkurtuar 263 mijë vende pune në sektorin e teknologjisë, sipas të dhënave të cituara nga “Financial Times”.

“Kompanitë e teknologjisë vlerësuan fuqinë e tyre punëtore dhe arritën në përfundimin se nëse do të kishin organizata më të vogla për t’u marrë me të, ata mund të bënin më shumë”, tha profesori i asociuar i Menaxhimit, Daniel Keum.

Më tej, theksoi se kompanitë po rivlerësojnë prioritetet e tyre të investimeve dhe po shkurtojnë pozicionet në departamentet me kosto të lartë, duke përmendur platformën e transmetimit të videove të Amazon Twitch, e cila shkurtoi qindra vende pune këtë vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!