Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, pas denoncimit të 24 kompanive për evazion fiskal me inceneratorët, ka treguar edhe bisedën që ka bërë me djalin e të moshuarit Thanas Çani, i cili rezultoi me pasuri marramendëse prej 30 milionë dollarësh, së bashku me bashkëshorten e tij të moshuar.
“Takova djalin e Thanas Çanit. Dhe jo vetëm që nuk kanë dijeni dhe nuk kanë firmosur një kontratë. Por në 2019 janë thirrur nga krimi ekonomik, për një faturë 300 mijë euro. Evazion Fiskal. Thanas Çani është regjistruar më 8 korrik në 2013 dhe është administrator deri 2024. Edhe pse çështja ka marrë dijeni se nuk kishte dijeni. Ata nuk i kanë bërë të ditur asgjë se ishte pronar dhe kishte firmosur një kontratë. Problemi tjetër që implikon është se kjo kontrollohet nga qeveria. “Lumi 06” dhe “Sotonim” janë të pa noterizuara janë të regjistruara në QKR” tha Monika Kryemadhi.
Kryemadhi paralajmëroi fakte të reja për aferën e inceneratorëve. Ajo mohoi që SPAK të ketë thirrur dy të moshuarit Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi për të dëshmuar, por tha se SPAK duhet të thërrasë urgjent dhe ta kthejë nga Holanda kryeministrin Edi Rama.
“Në 2019 është bërë sikur është hetuar tek “Lumi 06”, që ka bërë 1 milion dollar. Të prera në fatura. Është krim financiar se është grabitur paratë e shtetit. Këtu jemi dhe do kemi fakte të reja dhe dokumente të reja. Nuk janë thirrur pensionistë në SPAK se ne nuk e kemi dorëzuar ende. SPAK duhet ta kthejë Edi Ramën nga Holanda. Nuk janë vetëm 2 pensionistë. Por më shumë. Pronarët nuk e dinë që janë pronar. U është vjedhur karta e ID dhe janë kryer veprime të tjera./abcnews.al/