Komiteti i Imunizimit rekomandon vaksinën për fëmijët dhe dozën e 3-të për dy kategori

schedule16:19 - 19 Tetor, 2021

schedule 16:19 - 19 Tetor, 2021

Komiteti i Imunizmit ka dhënë “dritën jeshile” për përdorimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID për personat mbi 60-vjeç dhe për ata që kanë sëmundje kronike.

Të arsyeshme Komiteti e ka parë edhe vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç me sëmundje kronike. Lajmin për kë rekomandim e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Për këto rekomandime më të fundit të Komitetit të Imunizmit pritet “vula” e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Nën presionin e COVID ditën e djeshme nisi viti i ri akademik, ku shumë studentë nuk janë lejuar që të futen në auditorë, të pavaksinuar, përveç disa universiteteve ku rektoratet me vendimet e tyre kanë shkelur urdhrin e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Vaksinimi është i hapur dhe të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore, në poliklinika ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCovid. Deri më tani në vendin tonë vaksinimi i  detyruar është për 3 kategori, arsimtarët, studentët dhe mjekët.

Duke i konsideruar këto tri kategori rrezik për përhapjen e infeksionit, Komiteti Teknik la thënë se ata mjekë, mësues apo studentë që nuk do të pranojnë të vaksinohen, do të jenë të detyruar që të kryejnë periodikisht testin PCR si garanci që nuk përbëjnë rrezik për të infektuar të tjerët. be.k/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!