Komiteti i Ekspertëve pritet të rekomandojë dozën e tretë për çdo qytetar mbi 18-vjeç

schedule10:30 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 10:30 - 2 Dhjetor, 2021

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e sotme për të bërë një analizë të situatës epidemiologjike në vend deri më tani.

Ndërkohë, gazetarja Ajgena Korbi raporton se pritet që ditën e sotme organi kolegjial këshillues i ngritur nga Ministria e Shëndetësisë pritet që të rekomandojë bërjen e dozës së tretë për çdo qytetar mbi 18 vjeç.

Kusht për marrjen e dozës së tretë do të jetë që qytetarët e interesuar të kenë kaluar gjashtë muaj nga bërja e dozës së dytë. Me ndryshimin e fashës për moshat, njoftohet se kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në ambientet e stadiumit “Air Albania” për marrjen e dozës së tretë të vaksinës.

Kujtojmë se nga 1 nëntori, dozën e tretë në vendin tonë mund ta bënte çdo qytetar mbi 60 vjeç. Po ashtu, doza e tretë rekomandohej edhe për persona me imunitet të kompromentuar. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!