Komiteti hetimor i Rusisë do të shqyrtojë përfshirjen e SHBA në sulme terroriste

schedule15:50 - 27 Mars, 2024

schedule 15:50 - 27 Mars, 2024

Komiteti Hetues (IC) i Rusisë do të shqyrtojë një kërkesë për të nisur një hetim për “përfshirjen e SHBA-së dhe vendeve të tjera perëndimore në organizimin, financimin dhe ekzekutimin e akteve terroriste të drejtuara kundër Rusisë”, sipas një njoftimi për shtyp.

Në deklaratën dërguar prokurorive të Rusisë, Gjermanisë, Qipros, SHBA-së dhe Francës, theksohet se lufta kundër terrorizmit dhe financimi i tij është inkorporuar në një sërë aktesh ndërkombëtare.

Ndër to janë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Konventa evropiane për shtypjen e terrorizmit nga viti 1977, Konventa ndërkombëtare për ndalimin e financimit të terrorizmit nga viti 1999 etj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!