Komisioni i posaçëm anti-korrupsion, gazetari: Qëndrimi i Gazment Bardhit pas reagimit të SHBA-së, hipokrizi!

schedule23:41 - 8 Maj, 2024

schedule 23:41 - 8 Maj, 2024

Ambasada e Shteteve te Bashkuara në Tiranë i dha dritën jeshile propozimit të Partisë Socialiste për një komision të posaçëm anti-korrupsion.

Ndërkohë, lidhur me këtë propozim të PS, Gazment Bardhi nuk pati kundërshtime për t’i bërë bashkë reformat në Kuvend, që janë të domosdoshme për integrimin e vendit ne bashkimin Europian.

Gazetari Ardit Rada, në një intervistë në “Ora e Fundit” komentoi këto zhvillime të fundit politike në vend.

Gjatë bisedës në studio, ai u shpreh se qëndrimi i Gazment Bardhit sipas tij, është hipokrit, pasi reagimi i tij ishte pas deklaratës së ambasadës së amerikane në Tiranë.

“Reagimi i Gazment Bardhi është dëshpërues dhe hipokrit, pasi do të kishte vlerë nesër do të ishte para reagimit të ambasadës amerikane. Pasi reagoi pas qëndrimit të ambasadës amerikane. Gazment Bardhi mban komunikim të vazhdueshëm me ambasadës amerikane dhe kjo është pjesë e fabulës që i ka shitur Berishës dhe siguron pozicionin e tij tek Rithemelimi. Por nëse reagimi i Bardhit do të vinte pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, do të mund të ishte edhe serioz, por për sa kohë vjen pas amerikanëve, nuk mund të themi se vlen”, ka thënë ai.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, gazetari Rada theksoi se SPAK duhet të hetojë pasuritë e kreut të Partisë Ilir Meta, dhe Monika Kryemadhit, duke u shprehur se nuk kanë ngurruar të reklamonin luksin ku jetonin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!