Përmbyllja e procesit të vlerësimit në PD: Kualifikohen 326 kandidatë, lista i kalon kryesisë

schedule10:25 - 23 Tetor, 2020

schedule 10:25 - 23 Tetor, 2020

Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së ka përmbyllur dje procesin për përzgjedhjen e kandidatëve, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore.

Ky proces, sipas PD, është vlerësuar pozitivisht nga anëtarësia e PD-së, opinioni publik dhe mediat. Komisioni, shtohet më tej,  e vlerëson procesin në tërësi si një akt emancipues në politikën shqiptare.

Lexo edhe: Kandidatët e PD-së, Ruli në Abc News: Kemi larguar 30% të listës së 2017

Puna u nda në tre faza: nga 03 gusht 2020 deri ne 22 tetor 2020.

 

Kështu, komisioni përfundoi vlerësimin për 3593 kandidatë të propozuar, në një listë përfundimtare prej 326 kandidatësh të propozuar për përfaqësim politik në zgjedhjet e ardhshme politike apo lokale.

Sot iu dorëzua Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, lista përfundimtare të kandidatëve për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit. s.b/abcnews.al/