Komisioni i Medias vendos për dëgjesa për Ligjin e Arsimit të Lartë  

schedule14:59 - 5 Shkurt, 2019

schedule 14:59 - 5 Shkurt, 2019

Dy orë debat zhvilloi Komisioni i Medias ditën e martë ku votoi edhe ndërtimin e një kalendari për dëgjesa me grupe interesi sa i përket Ligjit për Arsimin e Lartë.

Debat në komisionin e edukimit dhe medias, kërkoi mbledhja e Asamblesë së Pedagogëve të Unviersitetit të Tiranës një ditë më parë…dhe debat mori. Duket e thjeshtë, por jo. Dy orë debat ju deshën deputetëve për të vendosur atë për ç’ka vetë deklaronin se ishin të gjithë dakord.

Komisioni i Edukimit dhe Medias vendosi të krijojë një kalendar për dëgjesa me grupe të interesit lidhur me Ligjin për Arsimin e Lartë, duke nisur ditën e mërkurë me rektorët dhe të premten me përfaqësinë e asamblesë që formuloi kërkesën për takim më ligjvënësin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!