Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Komisioni i Jashtëm i PE: Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet

schedule16:06 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 16:06 - 10 Dhjetor, 2020

Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, deklaron se Shqipëria nuk ka përmbushur ende parakushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Eurodeputetët debatuan për projekt-rezolutën e raportueses Isabel Santos mbi progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian.

Në fokus të kësaj rezolute është njohja e progresit të përgjithshëm, por mbi të gjitha mungesa e avancimit të nevojshëm të vendit lidhur me kriteret themelore të demokracisë, shtetit ligjor; lirive themelore, kriteret ekonomike dhe sociale.

“Reformat e shtetit ligjor, gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të vazhdojnë. Reforma e drejtësisë duhet përfunduar. Të gjitha forcat politike janë të vetëdijshme për reformën zgjedhore dhe rikthimin e normalizimit të jetës politike në vend. Një tjetër shqetësim që kam është e ardhmja e vendit. Shumë të rinj largohen nga vendi me shpresën e një jete më të mirë. Ne duhet të krijojmë kushtet për ta që të qëndrojnë në Shqipëri dhe plani i investimit për Ballkanin ofron një mundësi të mirê për këtë”, tha Isabel Santos.

Më kritik me vendin tonë ka qenë eurodeputeti David Lega.

Pavarësisht se ka vlerësuar ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, ai theksoi se duhen rezultate konkrete.

“ Pavarësisht progresit, disa nga 15 kushtet për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare nuk janë përmbushur. Më lejoni të jem shumë i qartë. Të mos kujtojnë se do na e hedhin. Ne do të monitorojmë funksionimin dhe zbatimin e reformave që ne kërkojmë. Për shembull, SPAK është shumë premtuese, por ne duhet të shohim gjithashtu rezultate”, u shpreh David Lega.

Eurodeputeti, Mical Simecka ka vënë theksin në funksionimin e  Gjykatës Kushtetuese edhe të Lartë, kusht për hapjen e negociatave. Grupi radikal i deputetëve tha se në tetor, Shqipëria figuron në listën gri të vendeve që kanë pastruar paratë. Kjo sipas këtyre eurodeputetëve do të mjaftonte për t’i mbyllur derën e negociatave të anëtarësimit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!