Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët ka nisur sot marrja në pyetje e dëshmitarëve. Të parët që janë thirrur janë tre administratorët e inceneratorëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.
Arjola Kodra është pyetur në lidhje me njohjet me Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin.
“Nuk jam e detyruar të kontaktoj me nënkotraktorë sepse kam një staf që kontaktoj. Unë kontaktet nuk i kam të drejta me nënkotraktorët, komunikoj nëpërmjet stafit tim. Unë s’e kam memorizuar këtë pjesën e takimit”, tha ajo.
Pyetur nga kryetarja e këtij komisioni Jorida Tabaku nëse ka pasur njohje me kryeministrin Edi Rama apo ministrin Damian Gjiknuri, Kodra tha se i njeh vetëm si politikanë dhe nuk ka pasur asnjëherë kontakt me ta, as ajo as familjarët e saj.