Komisioni i Ekonomisë “skanon” buxhetin e 2016

schedule16:17 - 30 Tetor, 2017

schedule 16:17 - 30 Tetor, 2017

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar të përmirësohet administrimi i financave publike dhe realizimi i projekteve. Kjo vjen pas një dëmi ekonomik prej 820 milionë euro të konstatuar vitin e kaluar në buxhet. Shifra u vu në dukje gjatë diskutimeve të buxhetit 2016, në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. Ministri i Financave nga ana e tij, ka theksuar se vitin e kaluar është përmirësuar menaxhimi, ku për shkak të uljes së shpenzimeve buxhetore, borxhi publik erdhi në rënie. Opozita ndërkohë theksoi se vitin e kaluar, ekonomia dhe buxheti u ndikuan ndjeshëm nga zgjerimi i ekonomisë kriminale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!