Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Metës për kthimin e “Buxhetit 2022”

schedule18:47 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 18:47 - 16 Dhjetor, 2021

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit për Buxhetin e vitit 2022 në Kuvend.

arsyetimin e tij për kthimin e ligjit, kreu i shtetit theksoi se buxheti në tërësinë e tij është një plan antisocial dhe ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me politikat fiskale.

Sipas Metës, ky buxhet paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimin dhe efektit ekonomik të tij.

Meta nënvizon se mungesa ka edhe në mbështetjen e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj COVID-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor. m.v/Abcnews.al