Komisioni i Ekonomisë ka miratuar propozimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, për kryetarin e KLSH.
Këtë të martë përfaqësuesit e komisionit, kanë miratuar me 15 vota pro, 1 abstenim dhe dy kundra, Arben Shehun drejtues i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Shehu është propozimi i katërt që presidenti Meta ka bërë për kreun e KLSH-së, pasi tre kandidaturat e tjera janë hedhur poshtë nga komisioni.
LEXO EDHE: Meta propozon Arben Shehun për në krye të KLSH
Në arsyetimin e tij kreu i shtetit theksonte se se gjatë eksperiencës mbi 16 vjeçare në jetën akademike, Dr. Arben Shehu është një ndër njohësit më të mirë të drejtësisë penale. Z.Shehu është diplomuar gjithashtu edhe në fushën e e ekonomisë dega “Administrim Biznesi”, me një eksperiencë të gjatë akademike, kërkime dhe shkrime shkencore, por edhe përvojë të spikatur në zbatimin e ligjit, si ushtrues aktiv i profesionit të avokatisë./abcnews.al