Komisioni i Apelit vendos përfundimisht, licencohen dy klubet e së Parës

schedule15:37 - 7 Tetor, 2020

schedule 15:37 - 7 Tetor, 2020

Elbasani është një emër i rëndësishëm i futbollit shqiptar, por vitet e fundit kanë qenë të dhimbshme dhe për t’u harruar. Verdheblutë prekën edhe Kategorinë e Dytë, teksa garojnë në grupin B të Kategorisë së Parë. Në të njëjtën kategori por në grupin A, është edhe Erzeni i Shijakut.

Të dy klubet nuk e kishin marrë akoma “lejen” për sezonin e ri, diçka që ka ndodhur ditën e sotme sipas një njoftimi zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit. “Federata Shqiptare e Futbollit është njohur ditën e sotme me vendimin e Komisionit të Apelit për Licencimin e Klubeve për ti dhënë licencën Erzenit dhe Elbasanit.

Ky komision, pasi mori në shqyrtim kërkesat e të dy klubeve të cilat kërkonin rrëzimin e vendimin të Komisionit të Licencimeve të shkallës së parë që kishte refuzuar licencat për të garuar në Kategorinë e Parë për sezonin 2020-2021, vendosi ti japë licencën skuadrave pasi është verifikuar se të dy klubet kanë plotësuar të gjitha kriteret e licencimit.

Skema e Kategorisë së Parë do të jetë e pandryshuar edhe në sezonin 2020-2021, me 18 skuadrat pjesëmarrëse që do të ndahen nga Grupet A dhe B. Shorti për edicionin e ri do të hidhet ditën e premte, datë 9 Tetor 2020, ora 11:00, në ambientet e Air Albania Stadium“, lexohet në komunikatën e FSHF-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!