Komisioni hetimor për sterilizimin, mblidhet kryesia/ Vendoset nëse do të shtyhen afatet për punimet

schedule10:14 - 21 Tetor, 2024

schedule 10:14 - 21 Tetor, 2024

Ka përfunduar mbledhja e komisionit hetimor për sterilizimin.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se është thirrur kryesia, për të vendosur nësee do të shtyhen apo jo, afatet për punimet e këtij komisioni.

Deputetja e PD, Albana Vokshi, i ka bërë thirrje anëtarëve socialistë të komisionit hetimor për sterilizimin, që të rishikojnë listën e deshmitarëve dhe të bëhet kërkese për shtyrje të seancës për shkak se mungojnë deputetet demokratë në seancën e së hënës.

Por deputeti i Partisë së Socialiste, Plarent Ndreca theksoi se opozita ka tentuar ta pengojë punën e komisionit.

“Nëse ka një pale në këtë sallë që ka tentuar të pengoje komisionin është pala juaj. Keni penguar punën e komisionit me vendosjen e afateve. Për shkak se jemi shumicë dhe kemi përgjegjësi për të respektuar kushtetuten kemi treguar durim, edhe pse keni shkulur mikrofonat dhe jemi prekur fizikisht. Është shtyrë me dy muaj me kërkesë të deputetëve të djathtë. Nese ka pengesë në këtë komision jeni ju si kryetare. Ju e keni penguar gjithmonë komisionin”, tha Ndreca.

Ndërkaq, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaroi se mbledhja nuk mund të thirret, pasi ka parregullsi.

“Mbledhja e sotme nuk mund të thirret. Ka shumë parregullsi dhe mungesë seriozitetiti për mënyrën se si është thirrur mbledhja e sotme, në menyre të njëanshme nga deputetët socialistë. Të mblidhet kryesia e komisionit dhe të vendosë se si do të vazhdoje për t’u futur në rrugën serioze”, nënvizoi Vasili./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!