Komisioneri i OKB-së për refugjatët: Një “ortek njerëzish” po vjen nga Ukraina

schedule23:04 - 4 Mars, 2022

schedule 23:04 - 4 Mars, 2022

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, është shprehur se drejt vendeve fqinje me Ukrainën është duke u “derdhur” një ortek njerëzish.

Ai tha për BBC World News, numri i përgjithshëm i refugjatëve ukrainas deri më tani është duke shkuar në 1.5 milionë.

Duke folur nga kufiri moldav, Grandi tha se vetë Moldavia ka pranuar tashmë mbi 200,000 refugjatë, të cilët ai i quajti “një barrë shumë e vështirë për t’u mbajtur” për një vend jashtë BE-së me infrastrukturë të kufizuar dhe një popullsi të vogël.

Ai tha se zyrtarët moldavë po bëjnë një punë fantastike, por organizimi i furnizimeve në kufi kërkon kohë.

Grandi vlerësoi gjithashtu “solidaritetin e jashtëzakonshëm” të treguar nga individë dhe firma private, duke vënë në dukje se UNHCR ka marrë mbi 100 milionë kontribute gjatë ditëve të fundit. /abcnews.al/