Komision hetimor për investimet strategjike, PS rrëzon sërish kërkesën e Grupit të PD-së

schedule12:23 - 20 Qershor, 2022

schedule 12:23 - 20 Qershor, 2022

Maxhorca ka rrëzuar sërish kërkesën e PD-së për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike.

Burime për Abc bëjnë me dije se është votuar kundër kërkesës së Grupit Parlamentar të PD.

Opozita depozitoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike më 24 maj.

Por ajo mbeti në mes për shkak se për të ngritur një komision hetimor duhen 35 firma dhe grupi i PD-së, megjithëse e kishte protokolluar kërkesën me numrin e duhur të firmave, Agron Duka u tërhoq, duke e lënë dokumentin me 34 firma.

Lexo edhe: Rrëzohet Komisioni për Investimet Strategjike, Balla akuza opozitës: Përpjekje për falsifikim firmash

Por më 27 maj, PD ridepozitoi kërkesën të korrigjuar, pasi u shtuan firmat e Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Bashës.

Të enjten e 9 qershorit, gjatë seancës parlamentare  në Kuvend mazhoraca rrëzoi kërkesën e deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për të kontrolluar mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjike./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!