Lojtarët francezë Tchouameni, Coman dhe Kolo Muani morën abuzime të turpshme raciste në rrjetet sociale pas humbjes së kombit të tyre me penallti në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës.
Kolo Muani e nisi ndeshjen nga stoli, por u fut pak para pjesës së parë dhe luajti një rol kyç për të ndihmuar Francën që t’i rikthehej gjërat pas një fillimi të dobët. Ai pati rastin më të mirë në fund fare për të shënuar e për të fituar Kupën e Botës, por Martinez bëri mrekullinë duke e ndalur atë.
Tchouameni dhe Kinglsey Coman humbën penalltinë e tyre gjatë gjuajtjeve, dhe kështu ata janë abuzuar me komente raciste nëpër rrjetet sociale.
Të tre morën mesazhe fyese që përmbanin figura me banane dhe majmun. “META”, kompania e cila zotëron Instagramin, Facebook dhe Ëhatsapp, ka hequr komentet fyese dhe dënoi abuzimin.
“Ne nuk duam abuzim racist në Instagram dhe kemi hequr komentet e neveritshme për shkeljen e rregullave tona.
“Ne duam gjithashtu të ndihmojmë e të mbrojmë njerëzit nga nevoja për të parë këtë abuzim në radhë të parë, kjo është arsyeja pse ne kemi zhvilluar “Fjalët e Fshehura”, një veçori që filtron komentet fyese dhe mesazhet , që fsheh komentet dhe mesazhet nga njerëzit që nuk nuk të ndjek, ose të kan ndjekur vetëm kohët e fundit.
” Ne jemi në kontakt me lojtarët dhe ekipet e tyre drejtpërdrejt, duke përfshirë që nga finalja e së dielës, për t’u ofruar atyre mbështetje dhe për t’i ndihmuar ata të aktivizojnë këto mjete”, është shprehur “META”. /h.ll/abcnews.al