Nga Leontina Nikaj
“Unë, Grindaveci”, është libri i ri i komedianit Pëllumb Kulla . Humori e nis nga vetja, por pa kursyer as figurat historike e politike . Ky libër shërben edhe si një guidë për të udhëtuar në kohë me krijimtarinë e tij.
Pëllumb Kulla është mjeshtër humori, batutat të cilat nuk i kursen as gjatë prezantimit të librit.
Libri tregon për një Shqipëri që nuk kërkon të duket ajo që nuk është dhe që shpesh është Shqipëria që nuk duhet të jetë thekson autori, i cili shpreson që të lexohet si një tufëz tregimesh
Ky është libri I 28 shkruar prej autorit dhe që përcjell kontrastet e së shkuarës dhe të tashmes përmes personazheve të tij me afshe satirike. /Abcnews.al