Nga Leontina Nika
Katër gra të moshave të ndryshme të cilat janë operatore telefonike dhe shesin lodra seksi janë në qendër të komedisë së hidhur “ Celulë Seksuale”. Regjisori thotë se përmes katër personazheve shfaqet miti i mëmësisë. Ato përcaktojnë të qenit grua , nënë si një gardiane e familjes, e fëmijëve dhe e së ardhmes.
Producentja e shfaqjes e cila jetëson një prej grave Shegushe Bebeti thotë se kjo vepër i flet aktualitetit e veçanërisht marrëdhënies nënë –fëmijë.
Për menaxherin e call center, aktorin Naun Shundi kjo vepër merret me njeriun e thjeshte , me mënyrën se si ai arrin të mbijetojë në një mjedis social.
Vepra e suksesshme e dramaturgjisë bashkëkohore premirën do ta ketë këtë fundjavë në skenën e Teatrit Eksperimental./abcnews.al


