Kombinimi i vaksinimit dhe infeksionit rrit nivelin e antitrupave

schedule11:06 - 26 Janar, 2022

schedule 11:06 - 26 Janar, 2022

Pavarësisht nëse dikush është infektuar me Covid-19 dhe më pas është vaksinuar ose është infektuar me koronavirus dhe më pas është vaksinuar, ky kombinim rrit nivelin e antitrupave, sipas një studimi të ri amerikan.

Studimi arriti në përfundimin se vaksina+infeksion siguron rritje të imunitetit, që është dhjetë herë më i fuqishëm se thjesht vaksinimi.Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Shëndetësië dhe Shkencës në Universitetin e Oregonit (OHSU) në Portland, të cilët publikuan studimin në revistën Immunology, theksuan se ky zbulim nuk do të thotë që ne duhet të ekspozohemi qëllimisht ndaj koronavirusit por besojnë se çdo infeksion i ri plus vaksinimi do të shënojë gradualisht fundin e pandemisë.

Studimi shqyrtoi 104 persona të cilët ishin vaksinuar plotësisht me Pfizer-BioNTech ose Moderna , nga të cilët 42 nuk ishin infektuar kurrë me koronavirus, 31 ishin infektuar para vaksinimit dhe 31 pas vaksinimit, raporton abcnews.al

Mostrat e gjakut të vullnetarëve u ekspozuan ndaj tre varianteve të ndryshme të koronavirusit. Sipas studimit, personat me imunitet “hibrid” për shkak të vaksinimit dhe infeksionit (para ose pas vaksinimit) kishin nivele më të larta të antitrupave sesa ata që vetëm ishin vaksinuar.

Përveç kësaj, ndërsa nivelet e antitrupave zakonisht ulen me moshën, individët me imunitet “hibrid” nuk kishin rënie të antitrupave.

/abcnews.al