Kombinimi i vaksinës ruse dhe AstraZeneca mund të rrisë efikasitetin ndaj Covid

schedule09:13 - 27 Nëntor, 2020

schedule 09:13 - 27 Nëntor, 2020

Zhvilluesit e vaksinës Sputnik V, kanë  deklaruar se AstraZeneca  dhe vaksina e tyre duhet kombinojnë vaksinat  eksperimentale  për të rritur efikasitetin kundër Covid-19.

Rusia tha se vaksina e saj është efektive 92 për qind në mbrojtjen e njerëzve nga COVID-19, sipas rezultateve, ndërsa AstraZeneca tha se vaksina e saj ishte efektive 70 për qind.

“Nëse ata do të zhvillojnë teste të reja klinike, ne sugjerojmë të provojmë kombinimin e AstraZenecës me Sputnik V për të rritur efikasitetin”, thanë zhvilluesit e vaksinën rusë në një deklaratë në Twitter.

AstraZeneca ka deklaruar se do të zhvillojë  deri në 200 milionë doza të vaksinës deri në fund të vitit 2020. Vaksina e saj cilësohet  si një nga vaksinat më të mira për shkak të çmimit të saj të lirë dhe mundësisë së lehtë të transportimit të saj./abcnews.al