Kombëtarja U-21, Alban Bushi shpall listën për Francën dhe Austrinë

schedule21:00 - 30 Gusht, 2019

schedule 21:00 - 30 Gusht, 2019

Trajneri i Kombëtares shqiptare të 21- vjeçarëve, Alban Bushi, ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjen miqësore me Francën në 5 shtator dhe kualifikuesen me Austrinë në 9 shtator. Trajneri duket optimist për të ardhmen e skuadrës së tij dhe nuk ngurroi të vlerësojë elementët e talentuar.

Alban Bushi, i 21-vjecarëve kthehet sërish me sfidat zyrtare eleminatore.  Këtë të premte ai ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjen miqësore me Francën në 5 shtator dhe kualifikuesen me Austrinë në 9 shtator në Niko Dovana në orën 16:00. Loku trajner shfaqet tashmë optimist për të ardhmen e skuadrës së tij, dhe nuk harroi të vlerësojë elementët e talentuar që ka në skuadër, të cilët shumë shpejt mund të jenë lojtarë të Kombëtares së madhe.

Kundërshtari radhës në garën kualifikuese është Austria, dhe Bushi është i qartë në idetë e tij për atë që do kërkojë skuadra. Por, paralel me këtë ai vetë nuk mund të anashkalojë ecurinë e skuadrës së tij.

Në zgjedhjet teknike të Bushit është rikthyer të jetë pjesë e Shpresave ish-portieri i Laçit Gentjan Selmani i cili tashmë luan në Turqi ndërkohë që pjesë e listës janë edhe 17-vjeçari i Chelsea-t, Armando Broja që spikati në miqësoret ndaj Uellsit si dhe mbrojtësi i talentuar i Skënderbeut Jorgo Pëllumbi. Nga kampionati shqiptar janë grumbulluar edhe Julian Shehu, Esat Mala, Redon Xhixha etj. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!