Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kombëtarja më e plotë para Norvegjisë

schedule15:49 - 22 Mars, 2018

schedule 15:49 - 22 Mars, 2018

Kombëtarja shqiptare ka shumë lojtarë të rinj apo të rikthyer, në prag të miqësores ndaj Norvegjisë. Dy prej tyre, Naser Aliji dhe Ylber Ramadani, falenderojnë trajnerin Panuçi, që i dha shansin për në përfaqësuese.

Këtë herë, duket sikur të jetë një revolucion. Shumë lojtarë të rinj bëjnë pjesë në kombëtaren shqiptare, me trajnerin Kristian Panuçi, që po përpiqet të krijojë ekipin e tij. Katër janë debutues, por ka edhe të tjerë që vetëm kohët e fundit janë bërë pjesë e skuadrës.
Ramadani është një prej tyre.

Ish-lojtari i Partizanit ka një falenderim të madh për trajnerin, ndërsa nuk i mungon ambicia. Naser Aliji, ndërkaq, nuk mund të quhet i ri në kombëtare, por i rifituar. Ai rrezikoi shumë kur ishte pa skuadër, veçse Panuçi nuk e braktisi, duke e ftuar.

Panuçi ndërkaq është më i qetë tani, që ekipin e ka të plotë. Etrit Berisha e ka lënë pas dëmtimin, ndërsa Berat Gjimshiti u bashkua me shokët, pasi kishte marrë leje për një fatkeqësi familjare. Shqipëria përgatitet për miqësoren ndaj Norvegjisë, të hënën në “Elbasan Arena”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!