Kombëtarja e Italisë, Mancini grumbullon një emër surprizë

schedule16:59 - 3 Tetor, 2019

schedule 16:59 - 3 Tetor, 2019

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ishte në tribunën e stadiumit Mario Rigamonti, për të ndjekur sfidën mes Brescia dhe Juventusit. Sipas asaj që raporton Gazzetta Dello Sport, Mancini nuk po ndiqte Sandro Tonalin apo Mario Balotellin, por sulmuesin Alfredo Donnarumma.

Sulmuesi i Brescias po luan sezonin debutues në Serie A, pasi të gjithë karrierën e tij shumë vjeçare e ka shpenzuar në ligat e ulëta italiane. 28-vjeçari shënoi 27 gola në 34 ndeshje për Brescian sezonin e shkuar, duke u shpallur golashënues i Serie B.

Donnaruma, së bashku me Tonalin, ishin dy lojtarët kryesorë që i siguruan ngjitjen në Serie A Brescias dhe me shumë gjasa, të dy këtë futbollistë do t’i bashkohen kombëtares së Italisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!