Kombëtarja e femrave mund Bjellorusinë

schedule19:10 - 10 Prill, 2018

schedule 19:10 - 10 Prill, 2018

Kombëtarja e femrave arriti fitoren e parë në kualifikueset e Botërorit 2019. Shqipëria mundi me rezultatin 1 – 0 Bjellorusinë në sfidën e luajtur pasditen e së martës në Elbasan. Goli u realizua në çastet e fundit me Luçije Gjinin. Një tjetër rezultat pozitiv pas barazimin 1 – 1 pak ditë më parë në fushën e Polonisë, që e ngjitin në vendin e katërt Shqipërinë në kuotën e 4 pikëve, duke lënë pas Bjellorusinë. Ndeshja e fundit e kualifikueseve do të luhet më 4 Shtator me Skocinë në shtëpi./abcnews.al