Kombëtarja do të ketë një sulmues të ri/Panuçi afron Shkëlqim Demhasajn

schedule12:13 - 11 Dhjetor, 2017

schedule 12:13 - 11 Dhjetor, 2017

Kombëtarja shqiptare shpejt do të ketë një afrim të ri. Trajneri Panuçi do të ketë më shumë alternativa vitin e ardhshëm, ndërsa nuk përjashtohet ardhja edhe e lojtarëve të tjerë

Do të jemi më të fortë në sulm.

Konkurrenca në kombëtaren shqiptare do të rritet me afrimin të paktën edhe të një lojtari të ri vitin e ardhshëm.

Emri i tij është Shkëlqim Demhasaj, mosha vetëm 21 vjeç dhe vendi ku ka lindur dhe ku luan futboll, Zvicra.

Tepër shtatlartë, 1 metër e 89 centimetra, ai pritet të jetë një alternativë e rëndësishme për trajnerin Kristian Panuçi, një lloj plotësimi I repartit ofensiv që ka aktualisht lojtarë më të shkurtër dhe që luajnë më larg zonës si Sadiku apo Cikalleshi.

Demhasaj është aktivizuar me Zvicrën U21 në dy ndeshje, ndërsa luan për Lucernën në Superligën zvicerane, ku ka shënuar në gjysmën e parë të sezonit 5 gola në 15 ndeshje.

Në total, Demhasaj është aktivizuar në 73 ndeshje në Zvicër dhe ka shënuar 26 gola, kryesisht për Shafhauzenin dhe tani për Lucernën.

Besohet se futbollisti është menduar për një kohë të gjatë, dhe në fund ka vendosur se më e mira për karrierën e tij është që të luajë për Shqipërinë.

Trajneri Panuçi ka pohuar se kërkon rinovimin e ekipit.

Me ardhjen e tij, në kombëtare janë afruar disa lojtarë të rinj si Ahmedi, Memolla, Balliu apo Ajdareviç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!