Trajneri i kombëtares, Sylvinho nuk duhet të jetë aspak i qetë. Numërimi mbrtapsht ka nisur prej kohësh deri në sfidën historike kundër Polonisë më 26 mars në Varshavë për play off e “Botërorit 2026”.
Ata që duhet ta kenë lënë pa gjumë teknikun kuqezi në këto kohë janë sulmuesit.
Një lajm I mirë ka ardhur nga Armando Broja, që ka nisur stërvitjen me Burnley pas dëmtimit që e mbajti jashtë fushave për gati një muaj.
Por sulmuesi duhet të rifitojë minutat në këmbë dhe formën, ndërsa është në një garë të fortë me kohën.
Për pjesën tjetër të njohur të sulmit kuqezi, situata është akoma më e keqe.
Pas Mirlind Dakut edhe Rey Manaj ka shfaqur problem fizike, duke munguar në ndeshjen e fundit me Sivasspor.
Mediat turke flasin për një tërheqje muskulare në kofshë, por nuk japin shkallën e dëmtimit apo periudhën e nevojshme për t’u rikuperuar.
Për këtë arsye, Sylvinho duhet të bëjë zgjedhje të ndryshme, ose të paktën të ketë një plan B për repartin ofensiv përpara takimit me historinë, për vetë trajnerin dhe kombëtaren e Shqipërisë.
Disa prej tyre “bërtasin” me gola, asist dhe paraqitje të shkëlqyera si ato të Ernest Muçit, Taulant Seferit dhe Anis Mehmetit.
Këta tre lojtarë nuk janë zgjedhje të para siç është konfirmuar kohët e fundit, por mund të jenë zgjidhje dhe Sylvinho mund të drëgojë dy ftesa, ndoshta edhe të sforcuara për Muçin dhe Seferin.


