Komandohet Rektori i ri i Universitetit të Tiranës

schedule12:10 - 15 Prill, 2019

schedule 12:10 - 15 Prill, 2019

Pas pezullimit nga detyra të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, në vend të tij është komanduar Bernard Dosti.

Një fakt i tillë bëhet i ditur në shkresën e firmosur nga Ministrja e Arsimit Besa Shahini, që mban datën 12 prill.

Dosti, aktualisht Zv/Rektor në Universitetin e Tiranës, do të mbajë këtë pozicion deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë.

Rektori i komanduar mban titujt, Profesor i Asociuar dhe Doktor, gradë kjo e mbrojtur në vitin 2011. Gjithashtu, është lektor me kohë të plotë në Depatamentin e Ekonomiksit në Fakultetin e Ekonomisë.

Pezullimi i Rektorit Mynyr Koni u bë tre ditë më parë me urdhër të Ministres Shahini, sipas së cilës, gjatë një kontrolli në Universitetin e Tiranës ishin gjetur shkelje të rënda ligjore. Por në një reagim në rrjetet sociale, Koni pretendoi se nuk ishte ushtruar asnjë kontroll./abcnews.al