Situata brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol është “përtej një katastrofe humanitare”, tha një komandant ukrainas për CNN.
Serhiy Volyna, komandanti i Brigadës së 36-të, foli për CNN të premten nga brenda fabrikës së çelikut, duke shpjeguar se ka qindra njerëz brenda uzinës, duke përfshirë 60 të rinj, dhe një foshnjë katër muajshe.
Volyna shpjegoi se ata kanë mbetur pa pajisje mjekësore për shkak të sulmit rus në një spital ndërsa tha se po mbarojnë furnizimet me ujë dhe ushqime.
“Ne po kujdesemi për të plagosurit tani me çfarëdo mjeti që kemi. Ne kemi mjekët tanë të ushtrisë dhe ata po përdorin të gjitha mënyrat për t’u kujdesur për të plagosurit. Poir na kanë mbetur më pajisje mjekësore.”
Sipas një deklarate nga zyra e presidentit ukrainas të premten, është planifikuar një operacion për evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol gjatë ditës së sotme.
Volyna tha se komunikonte vazhdimisht me Presidentin Volodymyr Zelensky, duke shtuar se udhëheqësi ukrainas po i informonte ata “për situatën në Ukrainë në tërësi dhe rreth Mariupolit”.
/abcnews.al