Koeman: Mund ta thoni që Messi s’është këtu! Garcia humbi gjyshin dhe ishte fantastik

schedule10:39 - 22 Gusht, 2021

schedule 10:39 - 22 Gusht, 2021

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, pas barazimit 1-1 në transfertë kundër Athletic Bilbao foli për ndeshjen, ndërkohë që sërish e ngacmuan për faktin që mungesa e Messit i penalizon. Holandezi është i qartë dhe dëshiron të shohë përpara.

“Nuk më pëlqen të flas gjithmonë për të njëjtën gjë, por ne po flasim për më të mirët në botë. Kundërshtarët tanë kishin më shumë frikë kur Messi ishte këtu. Kur ia pasoje topin Leos, zakonisht nuk e humbiste. Ju mund ta thoni që Messi nuk ishte aty. Ne e dimë këtë dhe nuk mund ta ndryshojmë këtë”, tha tekniku i katalanasve.

Më pas ai analizoi ndeshjen: “Ishte një ndeshje e mrekullueshme për shumë gjëra në futboll. Mendoj se ia bëmë gjërat shumë të vështira vetes në fillim të ndeshjes. Ata na bënë shumë presion dhe e bënë mirë. Duhet të dimë kur të luajmë shkurt, qoftë edhe duke nisur nga portieri. Nuk ishim të qetë në 15 minutat e para.

Mendoj se rezultati ishte i drejtë. Ne i kishim shanset të fitonim, ndërsa Athletic Bilbao ishte në një nivel të lartë. Duke luajtur kështu, në një fushë të vështirë, nuk mund të jem i pakënaqur me rezultatin”.

Eric Garcia para ndeshjes ka humbur gjyshin e tij. Në lidhje me këtë, Koeman tha: “E morëm vesh para ndeshjes. Ai është një profesionist i madh. Pavarësisht humbjes së gjyshit të tij, Eric pati një ndeshje të mrekullueshme. Ne të gjithë e mbështesim dhe mendimet tona janë me të në këtë situatë personale jo të mirë”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!