TIRANË- Koloneli i njohur, Çlirim Toci, i ftuar në emisionin “360 Gradë” theksoi se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një përplasje të vazhdueshme ideologjike, për mënyrën se si i shohin gjërat.
Ai theksoi se nisur nga kjo tezë, Rusia nuk mund të bëhet asnjëherë një vend demokratik apo shtet anëtar i Bashkimit Evropian.
Sipas tij, Rusia është mësuar të këtë në krye udhëheqës të fortë dhe kjo qasje përqafohet në masë dërrmuese.
“Është përballje me dallime ideologjike mes SHBA dhe Rusisë. Unë nuk mendoj se rusët mund të bëhen nesër vend demokratik ose vend anëtar i BE. Rusia është mësuar të këtë në krye një udhëheqës të fortë. Ndihen më mirë rreth një udhëheqje të tillë. Nuk e kanë provuar demokracinë.”, tha ai./ abcnews.al