Në fund të nëntorit ish-futbollisti i Manchester City, Kolo Toure u bë trajner i Wigan-it. Sidoqoftë, karriera e tij atje, nuk funksionoi dhe tani, kur nuk kanë kaluar plot dy muaj, ai tashmë është shkarkuar.
Gjatë kësaj kohe, ekipi i tij luajti nëntë ndeshje duke regjistruar zero fitore, tre barazime dhe gjashtë humbje. Dhe durimi i drejtuesve të Wigan u sos.
Shërbimi për shtyp i klubit ka konfirmuar tashmë ndarjen, duke falënderuar trajnerin nga Bregu i Fildishtë për punën e tij. /G.D abcnews.al/