Koliçi: S’i thuhet Bregut e Gripshit luani pa objektiva!

schedule16:08 - 17 Janar, 2020

schedule 16:08 - 17 Janar, 2020

Enea Koliçi nuk pendohet, të paktën nuk e thotë, që zgjodhi në verë të bashkohej me Skënderbeun. Korçarët, sipas portierit nga Pogradeci, mbeten një ekip i madh, pavarësisht problemeve të krijuara pas dënimit të dhënë nga UEFA.

“Nuk jam penduar për këtë zgjedhje të them të drejtën. Ka qenë dëshira ime. Kam pasur edhe oferta të tjera, nga Superiorja dhe nga jashtë vendit. Zgjedhja ime ka qenë Skënderbeu. OK, normal nuk është Skënderbeu që ka qenë dikur, por kjo nuk do të thotë që është një ekip i madh siç ka qenë”, shprehet Koliçi.

Më tej ai nuk pranon se Skënderbeu luan pa objektiva, kjo prej faktit që në ekip ka lojtarë që nuk mund ta bëjnë diçka të tillë. “Nuk mund t’i thuash Dejvi Bregut ose Gripshit e Krasniqit që janë lojtarë me perspektivë për të ardhmen,  luani pa objektiva. Normalisht që kemi objektivat tona dhe do vazhdojmë deri në fund. Në fund do bëjmë llogaritë”, shtoi portieri në prononcimin e dhënë për “Supersport”.

Koliçi, në fund kërkon kujdes në pjesën e dytë të kampionatit. “Duhet të mos përsërisim ato gabimet e vitit të kaluar. Kemi pasur shumë oshilacione dhe besoj se të gjithë jemi në një vijë, që duhet ta përmirësojmë pak lojën, të jemi të kujdesshëm dhe të mos përsëriten ato dy fazat e para”, ka përfunduar Koliçi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!