Kolesteroli dhe yndyrnat në gjak, Zef Gjeta tregon faktorët: Çfarë ushqimesh duhet të konsumoni

schedule11:02 - 27 Shkurt, 2023

schedule 11:02 - 27 Shkurt, 2023

Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta, ka folur këtë të hënë në “ABC e Mëngjesit” për kolesterolin dhe yndyrnat në gjak. Ai ka treguar disa nga faktorët që enët e gjakut mbledhin kolesterol, duke nisur nga ushqimet deri te jeta sedentare dhe pa lëvizje.

“Kolesteroli është kur enët e gjakut fillojnë e bllokohen me yndyrën e trupit tonë, me një farë mbetje të yndyrës në fakt depozitimit të yndyrës në këto faqje të enëve të gjakut, në këto tuba le të themi shumë thjesht. Më e kuptueshme dhe më e thjeshtë.

Ideja është që dy janë shkaktarët kryesor, njëra është ushqimi i keq dhe tjetri është jeta sedentare, jeta pa lëvizje, monotone, hyp në ashensor, shko në një kafe, hyp në një makinë, shko në një zyrë dhe kaq. Natyrisht që ushqimi është shkaku bazë. Është me rëndësi të themi që ka disa metabolizma, disa njerëz që janë më të prirur për ta pasur këtë. Kjo nuk është gjithmonë e lidhur me obezitetin, pra nuk janë vetëm njerëzit e shëndosh, sepse ka njerëz plot që në dukje janë elegant. Edhe këto enë gjaku janë të mbushura me kolesterol. Kryesisht dëgjon një shok apo një shoqe që thonë: ‘Kam caktuar një bypass’. Dmth jo për t’i trembur njerëzit po bypass është një gjë shumë e thjeshtë, të çajnë kraharorin me ca sharra dhe të nxjerrin zemrën në tavolinë. Janë nja 5-6 orë një mekanizëm që e ndan gjakun nëpër trup dhe e vendosin, e lidhin këtë me ca kapse letrash. Shumë e thjeshtë. Edhe për t’ju shmangur kësaj, ne duhet të marrim masa të ushqehemi mirë”, u shpreh ai.

Më tej, Gjeta rekomandoi dhe disa ushqime që duhen konsumuar nëse keni kolesterol në gjak.

“Dikush që duhet të luftojë kolesterolin, duhet të zgjedh pjatën me burdullak, se është një magji për sistemit të gjakut dhe për luftimin e kolesterolit. Duhet mos ta teprojmë me mishin, fasulen, natyrisht ka familje të varfra që nuk munden, por burdullakun mund ta gjejnë, ashtu siç mund të gjejnë barishtet si lakra e egër, karrota e egër, qumështoret siç i themi ne.

Praktisht janë disa nga çajrat tona, mentja, kamomili, lulja e blinit, rigoni, të gjithë kanë efekt në përmirësimin e situatës, por edhe të kombinuara janë të mira”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!