Koleksionisti Sterling: I ruaj fanellat që ndërroj, më mungon ajo e… Messit

schedule13:58 - 25 Prill, 2020

schedule 13:58 - 25 Prill, 2020

Rahem Sterling ka zbuluar një detaj interesant në deklaratën e fundit për mediat. Sulmuesi i Manchester City e shijon në maksimum ndërrimin e fanellave në fund të çdo ndeshje dhe i ruan me fanatizëm uniformat e kundërshtarëve.

Në një prononcim për BBC Radio 5, 25-vjeçari anglez flet me kënaqësi rreth kësaj teme. Një nuk ka arritur ta marrë ende dhe e dëshiron me çdo kusht. Flasim për bluzën me numër 10 të Leo Messit dhe Sterling shpreson të luajë sa më shpejt kundër yllit argjentinas.

Kam pasion koleksionimin e fanellave, por nuk i var në mur. Nuk dua që njerëzit të vijnë tek unë dhe të më shohin vetëm si futbollist. Më pëlqen që shtëpia ime të jetë e orientuar nga familja. Gjithsesi, do i rregulloj diku kur të tërhiqem nga futbolli.

Do të shoh të gjithë fanellat e mia të preferuara të rivalëve dhe do të rregulloj një dhomë të mbushur me trofe dhe uniforma. Ekziston një fanellë që më mungon dhe e dua realisht: ajo e Leo Messit. E ndërrova me Neymar kur luajtëm ndaj Barcelonës.

Ishte hera e parë që i kërkoja dikujt fanellën, tani dua atë të Messit. I kam kërkuar dy fanella edhe David Silvës. Do të largohet në fund të sezonit dhe ai e di se duhet të m’i dhurojë dy bluzat e tij”, përfundon Sterling. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!