Himara, rrëzohen Berisha Meta/ Kolegji Zgjedhor lë në fuqi rezultatin e zgjedhjeve, Tavo kryetar bashkie

schedule17:40 - 9 Shtator, 2024

schedule 17:40 - 9 Shtator, 2024

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet në Himarë.

Kujtojmë se PD i çoi zgjedhjet e Himarës në Kolegj Zgjedhor, pas vendimit të Komisionit për Ankimimet dhe Sanksionet (KAS), që i cilësoi të vlefshme.

Në zgjedhjet e zhvilluara më 4 gusht në Himarë, kandidati socialist Vangjel Tavo, fitoi me një diferencë prej 1477 votash, kundër kandidatit opozitar Petro Gjikuria.

/abcnews.al/