Kolegji Zgjedhor lë në fuqi 30 Qershorin, rrëzon padinë e Idajet Beqirit

schedule14:15 - 24 Qershor, 2019

schedule 14:15 - 24 Qershor, 2019

Kolegji Zgjedhor ka konfirmuar datën 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Trupa e gjyqtarëve rrëzoi kërkesën e partisë Uniteti Kombëtar për ta çregjistruar nga zgjedhjet, duke i dhënë të drejtë KQZ-së, e cila e konsideron anulimin e zgjedhjeve nga Meta si një akt i pavlefshëm.

Pas 14 ditësh debate nëse do të bëhen ose jo zgjedhje në 30 qershor, ky është i pari vendim gjyqësor për këtë çështje. Kjo çështje përfundoi në Kolegj, pasi partia Uniteti Kombëtar kërkoi të çregjistrohej nga zgjedhjet, duke marrë të mirëqënë dekretin presidencial të firmosur në 10 qershor.

Në kolegj, KQZ u mbrojt me argumentin se dekreti i presidentit ishte antikushtetues e për rrjedhojë i pavlefshëm.

Juristi i komisionit renditi përpara gjykatës dhe një arsye tjetër, se tashmë fletët e votimit janë shtypur, dhe se heqja e kësaj partie nga fleta e votimit është e pamundur pasi koha e paratë nuk mjaftojnë.

Kolegji zgjedhor rrëzoi kërkesën e partisë së Idajet Beqirit, duke lënë në fuqi veprimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, trupa gjyqësore konfirmoi se KQZ duhet të vijojë punën drejt 30 qershori, ndryshe nga sa pretendon opozita dhe Presidenca.

Edhe pse humbës në këtë proces gjyqësor, Idajet Beqiri e pranon fatin e tij dhe të dielën do të kërkojë vota.

/ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!