“Kolegji” vendos fatin e dy PD/ “Foltorja’ shpreson te Kolegji, Alibeaj lufton me kohën për kandidatët

schedule16:05 - 23 Mars, 2023

schedule 16:05 - 23 Mars, 2023

Enkelejd Alibeajt i duhet të marrë vendimet e fundit për të çuar listën e tij për kryebashkiak në KQZ. Një vendim jo i lehtë për të, në mungesë të një mendimi unanim të grupit që e mbështet, mungesës së kohës por dhe figurave të forta, për të dalë përballë 2 kundërshtarëve.

Megjithatë beteja e vështirë e Alibeajt për të mbajtur PD-të të regjistruar për zgjedhje nuk ka mbaruar. Dhe alternativa e çregjisitrmit është ende aty.

Pasi luftoi me Lulzim Bashën kryetar në KQZ, enkelejd alibeaj do të bëjë një luftë të dytë me Berishën, në Kolegjin Zgjedhor.

Brenda pak ditësh, Kolegji Zgjedhor pritët të shqyrtojë kërkesën e PD-së së Berishës, që kërkon regjistirmin e Alibeajt nga zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në kërkesën dorëzuar në Kolegj, që vë vuëln e fundit, Berisha kërkon rrëzimin e KQZ-së, që regjistroi Alibeajn.

Berisha kërkon që të regjistrohet vetë, me logon e PD-së. Dhe nëse Kolegji rrëzon Alibeajn dhe regjistron Berishën, KQZ nuk mund të bëjë asgjë, vec ta zbatojë vendimin. Dhe shqyrtimi i kërkesës bëhet ditën që duhet të regjistrohen dhe kandidatë, të hënën e 27 marsit. Vendimi për vulën e fundit është në dorë të 5 gjyqtareve, Blerona Hasa, relatore dhe anëtarët Manjola Xhaxho, Emona Muҫi, Esmeralda Xhili dhe Alma Kolgjoka.

Ka një rast të fundit kur gjykata e zgjedhjeve vendosi ndryshe nga KQZ.

Të martën Kolegji Zgjedhor urdhëroi KQZ-në që të regjistrojë në zgjedhjet lokale të 14 Majit “Lëvizjen Bashkë” të Arlind Qorit, duke rrëzuar KAS-në dhe kryekomisionerin e KQZ, Ilirjan Celibashi, që vendosën të kundërtën.

Beteja e 14 majit, më shumë se më kundërshtarin, demokratët e kanë brenda llojit.  Me Alibeajn që po merr vendimet në moment të fundit, dhe me Berishën që nuk lë gurë pa luajur, për ta mbajtur logon e PD-së dhe për ti cuar kandidatët e tij drejt 14 majit, me flamurin blu.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!