Kolegji Universitar Qiriazi nderon Enver Hoxhaj/ Titulli i lartë “Doctor Honoris Causa” për nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

schedule17:25 - 25 Nëntor, 2024

schedule 17:25 - 25 Nëntor, 2024

Kolegji Universitar Qiriazi vlerësoi me titullin “Doctor Honoris Causa” nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ky titull i lartë i akordohet Hoxhajt për kontributin e tij në fushën e arsimit dhe shkencës gjithashtu për rolin e tij për Pavarësinë e Kosovës, si dhe kontrubutin e tij si Ministër i Jashtëm për njohjet ndërkombëtare të Kosoves si shtet.

“Është një nga figurat më të dashura dhe të spikatura, intelektual. Një mishërim i tiparëve të Rugovës dhe Thaçit, por i një kohe tjetër. Ka kontribute të çmuara në nxitjen e modeleve të qëndrueshme. Nderimi dhe vlërësimi është një nder dhe privilegj i veçantë për universitetin tonë.”

Hoxhaj shprehu mirënjohjen, për titullin “Doctor Honoris Causa”, ndërsa e cilësoi si të rëndësishëm pasi vlerësimi vjen në një moment të rëndësishëm për shqiptarët në prag të Festës së Flamurit.

“Jam shumë mirënjohës që bëhem pjesë e kësaj trashëgimie të madhe të motrave Qiriazi dhe Kristo Dakos. Do të jem në shërbim të misionit të universitetit me gjithë kapacitetin tim. Është një ditë e veçantë për mua dhe familjen time. Marrja e këtij titulli ndodh në ditën kur ne festojmë ngritjen e Shqipërisë së pavarur.”

Në ceremoninë e dhënies së çmimit morën pjesë figura të politikës, medias, akademikë nga Shqipëria dhe Kosova.

“Është një bekim i madh që në këtë javë festojmë për flamurin, sot jemi mirënjohës për ty për veprën tënde. Po themelojmë institucionin e mirënjohjes.”

“Shumë e rëndësishme është profili njerëzor. Nga të paktë politikanë shqiptare që e ka ruajtur të paprekur këtë dimension.”

Të pranishmit vlerësojnë mbi të gjitha kontributin e Hoxhajt në fushën e arsimit si dhe rolin ne tij në krijimin e shtetit të pavarur në Kosovë.

Enver Hoxhaj është një nga politikanët më aktivë në Kosovë. Aktualisht postin e nënkryetarit të Kuvendit. Ai ka shërbyer më herët si ministër i Arsimit dhe i Jashtëm, ndërsa ka qenë pjesë e grupit negociator për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur./abcnews.al