Kolegji i Europës në Tiranë/ Rama: Për miqtë shkojmë përtej së mundurës! Rruga drejt anëtarësimit, e pandalshme!

schedule17:38 - 23 Tetor, 2024

schedule 17:38 - 23 Tetor, 2024

Është zhvilluar ceremonia e hapjes së Kolegjit Europian të Tiranës. Kryeministri Edi Rama theksoi se hapja e kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë është një tjetër gurthemeli në rrugëtimin e përafrimit me standardet europiane.

Gjithashtu ai u shpreh se kjo është një mundësi dhe një horizont i ri edukimi për të rinjtë.

“Dua të shpreh falënderim për Ursula von der Leyen. Ka qenë një mike e palëkundur dhe e vërtetë për Shqipërinë dhe rajonin tonë. Ursula, dua të të garantoj se ky është një investim i mirë dhe për miqtë shkojmë përtej së mundurës dhe madje  mund edhe të vrasim. Kështu jeni politikane europiane me e sigurt që ekziston. E di që Federica, e di që ajo që po them është e vërtetë. Sot ne kremtojmë këtë moment të jashtëzakonshëm të takimit me studentë dhe profesorë të kolegjit të Europës. Askush nuk do ta kishte besuar që kjo do të ndodhte brenda një kohe kaq të shkurtër dhe janë që ndodhi, dhe ndodhi momenti kur Shqipëria çeli grup kapitullin e parë të takimeve. Rruga jonë drejt anëtarësimit është bërë tani e pandalshme dhe nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të pasur në Tiranë këtë grup studentesh”, u shpreh Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama u ndal edhe tek negociatat, duke nënvizuar: “A mund të ketë një plan B ndaj bashkimit Europian? Nuk e besoj, sepse nënkupton të kesh një plan B kundrejt demokracisë funksionale, nëse je gati ta negociosh këtë gjë mund të kesh një plan B, apo C. Por unë besoj se nuk ka asnjë rrugë tjetër ku mund të jeni të sigurt për veten familjen dhe fëmijët, ku ata do të kenë lirinë individuale, sundimin e ligjit dhe demokracinë funksionale. Ndonjëherë demokracia ngjan sikur nuk funksionon mirë…Unë ju garantoj të gjithë lumturinë që Shqipëria pret t’u japë jashtë klasave. Çdo gjë që ju zemëron apo ju bën të zhgënjyer duhet t’u shërbejë për të luftuar për të pasur një BE më të mirë”.

Ndërsa Presidentja e këtij kolegji Federica Mogherini u shpreh se studentët janë ata që formësojnë të ardhmen e Europës.

“Studentët formësojnë të ardhmen e Europës, duke fuqizuar breza qytetarësh të apasionuar të përkushtuar në mbarë kontinentin. Një kontinent që të ketë ndikim. Nëse kjo është e mundur, kjo është falë jush Ursula. Besuat jashtë mase në këtë projekt. I kushtuar të gjitha energjitë. Është edhe falë Edit, që ja del të mobilizojë potencialin dhe ministrat në mënyrë të jashtëzakonshme që na kanë ndihmuar shumë. Studentët tani ndjehen qytetarët të Tiranës, të këtij qyteti mbresëlënës. BE diçka që e bashkon këtë vend. Pa ambasadorët skemat tona nuk do kishin funksionuar”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!