Kokëdhima: Zhgënjim që PS ra në duart e një mafie

schedule20:29 - 13 Shkurt, 2018

schedule 20:29 - 13 Shkurt, 2018

Sipas kryetarit të partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, zhgënjimi i tij më i madh është që Partia Socialiste ka rënë në duart e një mafie e cila ka braktisur dhe kauzat e saj.
Këtë, Kokëdhima e tha gjatë emisionit Provokacija të Mustafa Nanos në ABC News.

“Zhgënjimi im është shumë i madh përsa i përket PS është që ra në duart e një mafie ordinere dhe braktisi të gjitha kauzat”, tha Kokëdhima.

Më tej, Kokëdhima shtoi se gjykon politikat e qeverisje së Edi Ramës sepse nuk ka çështje personale me të.

“Unë gjykoj politikat e qeverisjes. Unë nuk jam këtu për çështje personale me Edi Ramën”, u shpreh kryetari i “Zgjidhjes”./abcnews.al