Partitë e vjetra e ruajnë pushtetin përmes korrupsionit. Kështu është shprehur kryetari i Partisë Zgjidhja Koço Kokëdhima. Në kongresin e parë të kësaj force politike kryetari Kokëdhima ka prezantuar platformën e kësaj partie si e para anti-sitem në Shqipëri, siç e cilëson ai.
Nuk i ka ndalur akuzat Koço Kokëdhima për partitë e vjetra siç i quan ai forcat kryesore politike në vend.
“Partitë e vjetra ruajnë pushtetin përmes korrupsionit. Ne do të bëjmë zgjidhjen falë punës së palodhur”.
Zgjidhja është platforma e parë anti-sistem në Shqipëri- ka deklaruar kryetari kësaj partie në kongresin e parë që zhvilloi këtë të shtunë
“Zgjidhja denoncoi ujdinë PS-PD. Projekti i partisë Zgjidhja i vetmi që ka populli jonë për mirëqenie dhe progres”.
Anëtarët e Partisë janë zgjedhur nga ky kongres me një mandat katër vjeçar. /ABC News Albania 24/7