“Kokë më kokë”, Atletico Madrid jep Moratën për Lewandowski

schedule15:48 - 8 Korrik, 2022

schedule 15:48 - 8 Korrik, 2022

Sipas mediave gjermanëve të “Sport1”, Atletico Madrid është i gatshëm t’i ofrojë Bayern Munich sulmuesin e tyre Alvaro Morata në këmbim të Robert Lewandowski.

Mundësia që ky shkëmbim të ndodhë është shumë e vogël por nuk dihet ende se nëse do të jetë zyrtare si kërkesë nga ana e spanjollëve apo jo.

Barcelona është shumë e lidhur me sulmuesin polak por ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët me klubin gjerman për të përfunduar këtë transferim./ h.ll/abcnews.al